Hugo Lloris e refuzon Manchester Unitedin

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris, është shumë i lumtur në “White Hart Lane” dhe nuk dëshiron të dëgjojë për largimin nga skuadra londineze.

Sipas informacioneve nga mediet angleze, Lloris i ka kthyer përgjigje negative Manchester Unitedit, duke e refuzuar transferimin në “Old Trafford”.

Francezi shihej si i domosdoshëm nga klubi i Unitedit, pasi që vetëm ai mund ta zëvendësojë David De Gea, i cili mund të largohet drejt Real Madridit. /Gazeta Olle