Huazohet Strakosha

Thoma Strakosha do të huazohet te Salernitana,Lega Pro në Itali (janë ngjitur në Serie B). Është klubi i Lazio-s që ka marrë këtë vendim, për t’i dhënë mundësi portierit të talentuar të Kombëtares U-21 të Shqipërisë të fitojë eksperiencën e nevojshme.

20-vjeçari Strakosha është portieri i tretë të Lazio, por prania e Federico Marchetti-t dheEtrit Berishës, kështu që vetëm në ndonjë rast ekstrem ai ka mundësi të aktivizohet me ekipin e parë kryeqytetas.

Në fakt, kjo është një praktikë e njohur në Itali, teksa këtë rrugë ka ndjekur edhe Samir Ujkani, kur ai u huazua nga Palermo te Novara, shkruan Strakosha.

Salernitana është një emër i njohur për sportdashësit shqiptarë, pasi më parë aty ka luajtur ish-sulmuesi shqiptar, Erjon Bogdani, kur ai u huazua nga Reggina në sezonin 2003-2004 (38 ndeshje, 8 gola).

Djali i ish-portierit Foto Strakosha konsiderohet si një nga portierët të talentuar të moshës së tij në Itali. Ai u transferua nga Panionos i Greqisë te Lazio, me të cilën u shpall kampion për të rinjtë (Primavera) në Itali.