Hoxha kërkohet nga dy klube të Serie A

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha do të largohet nga Slaven Belupo në afatin kalimtar të janarit.

Për shërbimet e tij, janë futur edhe dy skuadra nga Serie A. Bëhet fjalë për Torinon dhe Monzan, ka njoftuar të martën mediumet kroate.

Në fakt, thuhet se Torino dhe Monza tashmë kanë nisur kontaktet me Slaven Belupon, ekip që është i gatshëm të pranoj oferta deri në dy milionë euro për Hoxhën.

“Hoxha aktualisht është lojtari më i mirë i krahut të majtë në Kroacia. Realisht, është shumë larg më i miri. I ka të gjitha dhe kushdo që e merr nuk do të gaboj aspak”, ka pranuar trajneri i Slaven Belupos, Roy Ferençina.

25-vjeçari ka kontratë me Slaven Belupon deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 3 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat.

Zyrtare: Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me Ardian Nuhiun

Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës: Vëmendja në derbin Gjilani – Prishtina