Hoxha: Jemi gati për një super-pranverë

Gjilani tashmë i ka kaluar gjitha problemet organizative dhe financiare që kishte javë më parë dhe tash i gjithë fokusi është tek puna dhe objektivat që kanë në pranverë.

Pas një faze të përgatitjeve të kryera në Ohër, ekspedita e Gjilanit tashmë është kthyer në Kosovë dhe po i bënë përgatitjet e fundit për ndeshjen e Kupës që e luan te dielën kundër Vjosës.

Futbollisti kryesor i skuadrës Yll Hoxha, në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se janë të gatshëm për pranverë pasi kanë bërë përgatitje të mira në Ohër.

“E kemi përfunduar fazën kryesore të përgatitjeve dhe tash po i bëjmë përgatitjet e fundit për ndeshjen e së dielës që e luajmë për Kupë”, ka thënë mbrojtësi prishtinas i Gjilanit.

Gjilani para fillimit të përgatitjeve dimërore pati një problem të madh financiar, madje disa lojtarë bashkë me trajnerin veçse ishin larguar nga skuadra, ndërsa shumë të therë përmes Federatës së Futbollit të Kosovës kërkonin shkëputjen e kontratës. Mirëpo, në skenë doli përsëri presidenti Florim Zuka i cili kreu obligimet dhe krijoi kushte të reja për lojtarët.

Trajneri Zekirija Ramadani u rikthye në ekip e bashkë më të edhe të gjithë lojtarët e “pakënaqur”. Përveç kësaj ekipi ka angazhuar edhe mbrojtësin e njohur Egzon Sinani dhe tash sipas Yll Hoxhës krejt çka u ka mbetur është pranvera e nxehtë përmes të cilës e saj e synojnë Evropën.

“Po punojmë shumë që të jemi gati për pranverë. Objketivi ynë është Evropa dhe besoj se me punë dhe angazhim këtë do ta arrijmë”, përfundoi Hoxha.

Të kujtojmë se Gjilani stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e katërt me 27 pikë, 11 më pak sesa vendi i parë Drita.

Zyrtare: Joao Cancelo transferohet te Bayern Munich

Kategorizohen sportet nga KOK, FFK dhe FXHK me pikët maksimale