Hoxha: Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares

Sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha ndihet i lumtur që është bërë pjesë e Shqipërisë. Ai ka ftuar tifozët shqiptarë t’i përkrahin në ndeshjen kundër Kilit.

Ndeshjen ndaj Kilit, Shqipëria e luan të premten në Parma të Italisë.

“Përshëndetje adhurues shqiptarë. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, ka thënë Hoxha në një videomesazh të publikuar të martën në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ish-lojtari i Ballkanit u grumbullua për herë të parë me Shqipërinë në miqësoret e këtij muaji, pas formës së mirë me gjigantin kroat.

 

Kombëtarja e Kosovës u20 grumbullohet për ndeshjet e Divizionit B

Shqipëria zbret sërish në fushë, grupi i kompletuar para Sylvinhos