Hoxha: Humbëm raste të pafalshme, kam dyshime për gjyqtarin

Trajneri i Vëllaznimit, Genc Hoxha, shprehet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fushë, derisa hedh edhe dyshimet që i ka për penalltinë në Rexhep Dacin.

“2:0 është një rezultat i padrejtë. Mendoj që skuadra ime luajti shumë mirë. Patëm raste për të shkuar në epërsi, por është e pabesueshme se si nuk ia dolëm. Kam dyshime te rasti i Dacit, i cili mendoj që ishte penallti. Përgjithësisht, jam shumë i kënaqur me lojën e lojtarëve të mi”, deklaroi Hoxha pas ndeshjes.

Prishtina fitoi 2:0 në praninë e më se 3000 shikuesve.