Hoxha drejt Chievos!

Nga Superiorja e Shqipërisë në Serien A të Italisë! Kjo është lëvizja e madhe që mund ta bëjë portieri i Partizanit të Tiranës, Alban Hoxha. Gardiani i cili ka shkëlqyer me paraqitjet me ‘të kuqtë’, ka gjasa reale që të transferohet te skuadra e Chievos, shkruan Gazetaolle.com.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediet nga Shqipëria, dy muajt e radhës do të jenë vendimtar në transferimin e karrierës për Hoxhën. Forma e mirë e Hoxhës iu është shpërblyer edhe me ftesën në Kombëtaren e Shqipërisë.