Hoteli, xhamia, pokeri, shahu, interneti…

Drita dhe Gjilani janë dy skuadra të cilat e urrejnë njëra – tjetrën.

Tifozët e këtyre ekipeve, ‘Intelektualët’ e ‘Skifterat’, shumë ditë para se të përballen këto ekipe, nisëm që të përgatiten për 90-minutëshin e stadiumit të qytetit në Gjilani.

Mirëpo, në këtë dimër duket se rivalët e përbetuar janë ‘dashuruar’ ndërmjet veti.

Këto ekipe tash e ditë janë duke u përgatitur në DurrësShqipërisë, në të njëjtin hotel. Përpos që po i bashkon hoteli ‘Besani’, lojtarët ditë më parë janë i kanë kryer së bashku edhe ritet fetare në xhami.

Nuk mungon gjatë kohës së pushimit, as loja e pokerit apo e ajo e shahut ndërmjet lojtarëve të të dyja ekipeve.

I bashkon edhe interneti pasi që vetëm në koridore ose restaurant ka qasje, transmeton Gazeta Olle.