Holandë – SHBA, formacionet zyrtare

Pas përfundimit të fazës së grupeve, nuk ka kohë për tu humbur dhe do të luhen ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Sfida e parë e 1/8 së finales në ‘Katar 2022’ është ajo mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidë që starton nga ora 16:00.

Tashmë trajnerët, Louis Van Gaal dhe amerikani Berhalter i kanë zyrtarizuar formacionet titullare si dhe rreshtimin fillestar për këtë përballje.

Memphis Depay, ashtu sikurse në sfidën ndaj Senegali, do të luajë luajë nga minuta e parë krah Gakpos, ndërsa pas dyshes sulmuese do të jetë Klassen.

Ndërkohë amerikanët i kanë qëndruar besnik skemës dhe ‘Captain Amerika’, Christian Pulisic ka lënë mbrapa lëndimin për të qenë titullar në sfidën e rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Holanda:Noppert, Timber, Van Dijk, Ake, Dumfries, De Roon, De Jong, Blind, Klassen, Gakpo, Depay.

SHBA: Turner, Dest, Zimmerman, Ream, Robinson, Adams, McKennie, Musah, Pulisic, Ferreira, Weah.

/Gazeta Olle/

Marca me shkrim të jashtëzakonshëm: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë deri më tani në Kupën e Botës

E dhimbshme: Futbollisti i Trepçës ’89 ndërron jetë pasi pësoi atak karadiak në fushë