Holanda rikthehet në lojë, shënon dy gola dhe ndeshja shkon në vazhdime

Nuk ka dhënë fitues dueli mes Holandës dhe Argjentinës pas 90 minutave lojë.

Përkundër që Argjentina krijoi epërsi të madhe prej 0-2 me golat e Nahuel Molinas dhe Leo Messit, holandezët u rikthyen në lojë.

Sulmuesi i inkuadruar në lojë Wout Weghorst ka arritur t’i shënoj dy gola.

Për 1-2 realizoi në minutën e 83-të, derisa golin e barazimit e gjeti në minutën e 90+11.

Tani gjysmëfinalist i dytë do të vendoset pas kohës shtesë.

Zyrtare: U eliminua nga kroatët, Tite largohet nga Kombëtarja e Brazilit

Thiago Silva: E vështirë të gjesh fjalë pas këtij eliminimi