Holanda dhe Senegali dy kombëtaret e Grupit A që sigurojnë kalimin në 1/8 e finales në “Katar 2022”

Kanë përfunduar dy duelet e fundit të Grupit A dhe tani janë përcaktuar dy kombëtaret që kalojnë tutje në 1/8 e finales në Botërorin “Katar 2022”.

Holanda dhe Senegali janë dy kombëtaret që siguruan kalimin në fazën e eliminimit direkt, shkruan Gazeta Olle.

Holanda ka mposhtur Katarin në me rezultat të pastër 2-0, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve.

Cody Gakpo shënoi golin e parë në minutën e 26-të të ndeshjes, ndërsa golin e sigurisë për holandezët e shënoi De Jong në minutën e 49-të.

Dueli tjetër ndërmjet Ekuadorit dhe Senegalit u mbyll me rezultat 1-2.

Ishte një sfidë tejet interesante dhe vendimtare për pozitën e dytë në grup.

Pjesa e parë u mbyll në të mirë të senegalezëve, 0-1, me golin e Ismail Sarr nga pika e bardhë në minutën e 44-të.

Në pjesën e dytë Ekuadori arriti ta barazonte rezultatin me anë të Moises Caicedo (68′), por kundërpërgjigja erdhi pas dy minutash me golin e Kalidou Koulibaly, i cili e dërgoi kombëtaren e Senegalit në 1/8 e finales.

Holanda përfundoi e para në grup me shtatë pikë, ndërsa Senegali e dyta me gjashtë sosh, por të mjaftueshme për të kaluar tutje.

Për Ekuadorin (katër pikë) dhe Katarin (zero pikë), përfundoi këtu aventura në Kampionatin Botëror. /Gazeta Olle/ 

MVP dhe pesëshja e javës në Superligën e basketbollit

Sky Italia: Juventusi pritet të bjerë në Serie B ose C