Hoffenhaim ofertë për Paton

Pas shitjes së sulmuesit brazilian Firminho, skuadra e Hofenhaimit po mendon të afrojë një yll tjetër brazilian. Kujtojmë që Firminho ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës. Ai u shit për 41 milionë euro te Liverpooli.

Ata synojnë të zëvendësojnë Firminhon me një brazilian. Ai është ish-ylli i Milanit, Pato. Presidenti i Korinthiasit, Roberto de Andrade, pohon se Hoffenhaimi ka bërë ofertë konkrete për Paton.