Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj ka refuzuar t’i jap emrat e anëtarëve të komisionit që rrëzuan Gramoz Vokrrin, për të kandiduar për të parin e FFK-së.
Hodaj, i ftuar në emisionin Direkt në ATV, është pyetur disa herë për emrat e anëtarëve të cilët nuk çertifikuan Vokrrin, megjithatë ai refuzoi të përgjigjej, shkruan Gazeta Olle.
“Mundem me ia dhënë emrin mbiemrin dhe numrin personal, por me pëlqimin e tyre”, tha fillimisht Hodaj.
Ndërsa, kur trysnia ndaj tij filloi të rritej duke iu kërkuar që t’i thoshte emrat e atyre të cilët morën këtë vendim të rëndësishëm, Hodaj tha: “Taulant Hodaj dhe të tjerët”.
Ai madje këto pyetje shumë serioze i merrte edhe me shaka, kur në një moment u përgjigj me ironi.
“U kënaqën, u kënaqën, hajde ma gjallë ma gjallë”, iu përgjigjej Hodaj mysafirëve duke qeshur. /Gazeta Olle/