Hodaj e luan të fortin përballë MKRS-së: Nuk më intereson mua opinioni ligjor i gjithkujt aty

Është duke u mbajtur emisioni Direkt në ATV ku tema është rreth zgjedhjeve në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Të ftuar janë Arianit Ahmeti, Bujar Mehmeti (gazetar në ATV), Taulant Hodaj (Sekretar i përgjithshëm në FFK) si dhe opinionisti Alban Lumi.

Derisa Arianit Ahmeti po fliste për opinionin ligjor të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hodaj u përgjigj me arrogancë duke thënë se nuk i intereson ai opinion.

“Çka më intereson more mua opinioni ligjor i gjithkuj aty. Sun e tërhek vërejtjen Ministria, sun ndërhynë në punë të brendshme të Federatës”.

“Ministrinë e kemi partner bashkëpunojmë mirë, ministri e sekretari janë njerëz kompetent aty”, tha Hodaj.

Më poshtë mund ta ndiqni debatin mes Taulant Hodajt dhe Arianit Ahmetit.

Prishtina të shtunën zhvillon ndeshje miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Hodaj refuzon të jap emrat e anëtarëve të komisionit që rrëzuan Gramoz Vokrrin, tallet me mysafirët