Hitzfeldi e krahason Behramin me Effenbergun!

Valon Behrami vazhdon të kritikohet nga mediat gjermane për ashpërsinë e tij në fushën e lojës me Hamburgun. Madje, në lidhje me këtë, ato kanë kontaktuar edhe ish-trajnerin gjerman të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Valoni është sportist i vërtetë, por ai nuk e kursen veten kur është në pyetje kundërshtari, me qëllimin për të ndihmuar ekipin e tij. Ai është një lloj fituesi”, ka deklaruar Hitzfeld për ‘mopo.de’.

Sipas ish-trajnerit të mirënjohur, Hamburgut i duhet një lojtar me agresivitet të liderit si Behrami. “Në kohën time sa isha në Bayern, lojtar të tillë e kisha Effenbergun e Van Bomelin”, shtoi Hitzfeld. (Gazeta Olle)