HISTORIKE: Kosova fiton medalje, falë Nora Gjakovës

Xhudistja Nora Gjakova ka mposhtur holandezen Verhaegen, duke fituar medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane “Baku 2015”.

Nora i solli medaljen historike Kosovës, pasi asnjëherë më parë vendi ynë nuk ka fituar medalje të tillë.

Nora triumfoi në kategorinë deri 57 kilogram. Ajo mposhti 10:0 holandezen, falë një wazari.

Kjo është hera e parë që Kosova mori pjesë në Lojërat Evropiane dhe arriti të triumfoj medalje.

kuka