Historike: Vashat e Kosovës në finale të Kampionatit Ballkanik për herë të parë

Ekipi Kombëtar i Kosovës, i përbërë nga dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani dhe e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, që po mbahet në Balikesir të Turqisë.

Dyshja kosovare ishte në formë absolutisht brilante, derisa triumfoi me rezultat 2-0 (21-16, 21-15) në sete, kundër Turqisë 2, transmeton Klankosova.tv.

Në finalen e madhe, vashat kosovare do të ndeshen me dyshen tjetër turke Gokalp/Merve, të dielën me fillim nga ora 14:00.

Përndryshe, Kosova tashmë ka regjistruar arritje historike pasi ka siguruar finalen e parë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për seniorë.

Etnik Peci i gatshëm për të debutuar me Kosovën A

Trepça zyrtarizon lojtarin e parë të huaj, ky është profili i tij (VIDEO)