Historike: Shqipëria në vendin e 36-të në botë

Kombëtarja shqiptare vazhdon të regjistrojë rekorde pozitive nën drejtimin e teknikut italian, Gianni De Biasi. Këtë radhë është thyer rekordi i pozicionit më të lartë të arritur ndonjëherë në renditjen e FIFA-s.

Mbas fitores 1-0 ndaj Francës në miqësoren e 13 qershorit, kuqezinjtë në renditjen e korrikut kanë kapërcyer plot 15 vende, duke u ngjitur nga vendi i 51-të në vend të 36.

Rekordi i mëparshem mbahej po nga kombëtarja e drejtuar nga De Biazi, vendi i 37 i arritur në korrik 2013 mbas barazimit 1-1 me Norvegjinë në “Qemal Stafa” për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2014.