Historike: Drenica fiton ndeshjen ndërkombëtare

Dita e 24 tetorit 2015, do të regjistrohet si ditë historike për volejbollin e Kosovës, pasi kampioni i vendit, Drenica & Rukolli në konkurrencën e meshkujve, ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare në kuadër të Challange Cup, kundër skuadrës irlandeze, Ballymony Blaze.

Drenicasit triumfuan me rezultat të pastër 3:0 në sete (25:13, 25:12, 25:16) në ndeshjen që është luajtur në pallatin e rinisë dhe të sporteve në Prishtinë, në praninë e rreth 300 shikuesve.

Më të dalluarit në fitoren historike të skuadrës nga Skenderaj ishin, Adriatik Kajtazi, Skënder Lajçi dhe maqedonasi Ordov.

Ndeshja e dytë do të luhet të dielën (nesër) prej orës 15:15 në Prishtinë, dhe nëse drenicasit tregohen të suksesshëm, atëherë do të kalojnë në rrethin e dytë të Challange Cup.