Historia e futbollit të Kosovës në librin e gazetarit britanik

Magazina e njohur britanike “GQ” i ka kushtuar një artikull të gjatë futbollit të Kosovës nga vitet e 80-ta e deri më sot nën titullin “Si ndihmoi futbolli rebel për t’u mbajtur gjallë identiteti kosovar gjatë luftës në Jugosllavi”.

Ky artikull në fakt është një pjesë e shkëputur nga libri i gazetarit Robert O’Connor “Blood and Circuses”, i cili flet se si futbolli ndihmoi në mbajtjen gjallë të identitetit të shqiptarëve në luftërat e ish-Jugosllavisë, por edhe për futbollin dhe luftërat nëpër vende të ish-Bashkimit Sovjetik.

Aty shfaqet rrëfimi i sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu për historinë e futbollit të Kosovës, por edhe i shumë protagonistëve tjerë.