Historia e dhimbshme e Vidal

Ylli i Juventusit, Arturo Vidal ka bërë të ditur se në fëmijëri nuk kishte bukë për të ngrënë, por nëpërmjet futbollit arriti ta shpëtojë familjen e tij.

Arturo Vidal sot është një yll i madh i futbollit evropian, më saktësisht kampionit të Italisë, Juventus.

Por, derisa sot përfiton miliona brenda vitit, dikur ai jetonte në skamje. Reprezentuesi kilian ka zbuluar vështirësitë në fëmijëri.

“Në moshën 13-vjeç në shtëpi nuk kishin asgjë për të ngrënë”, deklaroi ai për “Gazzetta TV”.

“Falë talentit tim, kam arritur ta përmirësojë jeten e vëllezërve dhe nënës time. Futbolli ma shpëtoi familjen. Ishim katër fëmijë, nëna punonte gjithë ditën. E kur kjo nuk ndodhte, nuk kishim asgjë për të ngrënë”, u shpreh ai. Babai Erasmo, e braktisi familjen kur Vidal ishte 5 vjeç.