‘Hilja’ e Leonit Abazit në përballjen e sotme ndaj Drenicës!

Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kupës së Kosovës përballë Drenicës.

Në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina fitoi me rezultatin 3:0, shkruan Gazeta Olle.

Por në një moment të ndeshjes është parë një situatë që iu ka ikur gjyqtarëve të ndeshjes.

Leonit Abazi, anësori i Prishtinës gjatë një goditje nga këndi nuk vendosi topin në harkun në të cilin është i paraparë të bëhet kjo gjë.

Më pas topi është goditur nga ai e që nuk është ri-përsëritur nga gjyqtarët e takimit.