Higuain thotë e dua Arsenalin

Gonzalo Higuain ka njoftuar Napolin se dëshiron të transferohet në Arsenal.

Reprezentuesi argjentinas është futbollisti kryesor i Napolit, por ka zgjuar interesim nga Milan dhe Arsenal.

Kurse, mediat italiane raportojnë se ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të lejohet t’i bashkohet ekipit londinez.

Më herët gjatë javës qarkulluan njoftime se Arsenali ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e tij, por Napoli e ka refuzuar atë.