Higuain, marrëveshje me Arsenalin

Ky edicion duket që ka qenë i fundit për sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain, nën fanellën e Napolit.

Sipas informacioneve të “Calciomercatonews.com”, Higuain tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Premierligës angleze, Arsenal dhe transferimi do të kompletohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai ka vendosur të largohet pas këtij edicioni të dështuar të Napolit, ku skuadra e Rafa Benitez me gjasë nuk do të arrijë të kualifikohet as në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Olle