Higuain, ‘goleadori i natës’

Argjentinasit nuk e falin për atë penallti të gabuar në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kilit. Higuain është akoma në shënjestrën e tifozëve dhe kritikave, me shtypin që ka vendosur të sulmojë imazhin e sulmuesit të Napolit.

Goditja e fundit ka ardhur nga e përditshmja e Buenos Aires “Cronica”, që në faqen e parë ka publikuar një artikull me titullin“Goleador i natës”.

Në qendër është paraqitur një fotomontazh me Higuain që, i veshur me një kostum elegant, buzëqesh, i rrethuar nga tre bukuroshe: Natacha Jaitt, Zaira Nara dhe Noelia Marzol.