Hidhet shorti për grupet e Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24 – Ballkani në Grupin C

Nga ora 14:30 është hedhur shorti për grupet e Ligës së Konferencës, i cili u mbajtë në Monaco dhe kampioni i Kosovës, Ballkani, u tërhoq në Grupin C.

Në Ligën e Konferencës ka përfunduar shorti i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Konferencës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga humbjes e “play-off”-it të Ligës së Evropës.

32 skuadrat e ndara në katër vazo, u bazuan në renditjen e koeficientit të klubit.

Pjesë e shortit ishin edhe ekipe të njohura si Dinamo Zagreb, Eintracht Frankfurt, Lille, Aston Villa, Fenerbahce, Besiktas, Fiorentina dhe kampioni i Kosovës, Ballkani.

Ballkani u tërhoq në Grupin C, së bashku me Dinamo Zagrebin, Astana dhe Viktoria Plzen.

Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00.

Presidenti Ademi takohet me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin

Ndryshimet në Kombëtare – Pesë mungesa, tri rikthime dhe dy risi, çfarë ka në kokë Sylvinho?