Hidhet shorti për edicionin e ri në Superligën e basketbollit

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Edicioni i ri do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Ky edicion pritet të jetë shumë interesante, kurse nuk mungojnë ndeshjet interesante që nga java e parë, ku përballen Prizreni 16 dhe Rahoveci, ndërsa kampioni Golden Eagle Ylli në xhiron e parë përballet me Trepçën.

Skuadra e inkuadruar në elitë, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën, kurse çifti i fundit është Peja-Bashkimi.

Rivalët e vjetër, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen në javën e dytë.

Edicioni i ri do të nisë me Final 8 Superkupa, ku marrin pjesë tetë skuadrat e elitës nga 1 deri më 5 Shtator.

Shorti i plotë në uebfaqen zyrtare të FBK-së

Kosova në grup me Norvegjinë dhe Danimarkën

Nuhiu: Nuk ikim nga filozofia jonë e lojës, edicioni i ri do të jetë i vështirë pasiqë ka pasur shumë investime