Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligë.
Kampioni në fuqi Ballkani e nis mbrojtjen e titullit përballë Lirisë në Prizren.
Derbi në xhiron e parë zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Llapit.
Prishtina pret Feronikelin, derisa Dukagjini përballet me Malishevën.
Sfidë interesante është edhe ajo mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.
Sezoni i ri në Superligë nis më 12 gusht.
Java e parë.
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Dukagjini – Malisheva
Fushë Kosova – Gjilani
Prishtina – Feronikeli ‘74. /Gazeta Olle/