Hidhet shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës

Sot (e premte) me fillim nga ora 11:00 në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për fazën e 1/16-tës në Kupën e Kosovës.

Është tërhequr shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, ku tani në këtë fazë marrin pjesë edhe klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.

Fati i shortit ka dashur që të mos ketë asnjë super derbi në këtë fazë, por ndeshjet interesante nuk mungojnë.

Njëra nga më interesantet është ajo në mes të Drenicës dhe Ballkanit, Llapi-Phoenix dhe Flamurtari-Dukagjini.

Prishtina do të ndeshet e me Rahovecin, Gjilani me Ramiz Sadikun, Feronikeli ’74 me Istogun, Drita me Dardanën, Liria me Rilindja ’74 dhe Malisheva-Kika.

Në takimet tjera do të ndeshen: Prishtina e re-Behari, Fushë Kosova-2 Korriku, Suhareka-Trepça, Vllaznia e Pozheranit-Trepça ’89, Dinamo-Vushtria, Vëllaznimi-Ferizaj dhe Ulpiana-Vjosa.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 5 e 6 dhjetor.

Më poshtë keni të gjitha çiftet:

/Gazeta Olle/

 

Ramadani flet për Kombëtaren: Është një ëndërr për mua, në grup dua Italinë dhe Gjermaninë

Sorschag debuton sonte për Kosovën në Kupën e Botës