Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, na presin çerekfinale tejet interesante

Në ambientet e FFK-së është hedhur shorti i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.

Të gjitha skuadrat e Superligës do të përballen mes vete, teksa Ramiz Sadiku nga Liga e Parë do të ketë punë me KEK-un e Ligës së Dytë, shkruan Gazeta Olle.

Dy duele tejet interesante do të zhvillohen në çerekfinale, bëhet fjalë për çiftet Llapi – Gjilani dhe Balkani – Prishtina.

Punë të lehtë nuk do të ketë as Drita, e cila do të përballet me Ulpianën.

Çerekfinalet e Kupës së Kosovës do të zhvillohen në mesjavë, më 16 mars.

Në këtë fazë do të aplikohet sistemi VAR për të gjitha ndeshjet. /Gazeta Olle/

Ndodh në Turqi: Therin dash në stërvitje për të thyer ecurinë negative të rezultateve

Albin Tahiri: Jam shumë krenar për rezultatin historik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore