Hidhet shorti i Kupës së Botës, grupe interesante – Zvicra përsëri kundër Serbisë

Në Doha të katarit është hedhur shorti për Kupën e Botës, Katar 2022, turne që do të zhvillohet nga data 21 nëntor deri më datë 18 dhjetor.

Kur kanë mbetur edhe tre kombëtare për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre nëpërmjet ndeshjeve Play-Off, janë ndarë edhe katër vazot nga të cilat do të plotësohen grupet e Botërorit.

Në vazon e parë gjenden kombëtaret favorite si Franca, kampione e Botës në fuqi, apo edhe Brazili, Anglia (nënkampione e Evropës), Spanja, Argjentina e Portugalia. Ndërkohë, në vazon e dytë, Gjermania, Holanda, Uruguaj apo Kroacia me Danimarkën janë kundërshtarë për t’u shmangur.

Grupi A: Katar, Holandë, Senegal, Ekuador
Grupi B: Angli, Amerikë, Iran, Uells/Skoci/Ukrainë
Grupi C: Argjentina, Meksikë, Poloni, Arabi Saudite
Grupi D: Francë, Danimarkë, Tunizi, Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe/Perù)
Grupi E: Spanjë, Gjermani, Japoni,  Kosta Rika/Zelandë e Re
Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Marok, Kanada
Grupi G: Brazil, Zvicër, Serbi, Kamerun
Grupi H: Portugali, Uruguaj, Korea e Jugut, Gana

Agim Ademi takohet me presidentin e ri të DFB, Bernd Neuendorf

Blick shkruan rreth shortit të Kupës së Botës, përmend edhe shqiponjën e bërë nga dyshja Shaqiri e Xhaka