Hidhet shorti i Kupës FA

Është hedhur shorti për gjysmëfinale të Kupës FA.

Arsenali që eliminoi Manchester Unitedin, do ta kërkojë finalen me fituesin e takimit Bradford City dhe Reading.

Ndërkaq, fituesi i takimit mes Liverpoolit dhe Blackburnit do të takohet me Aston Villan.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në stadiumin Wembley, më 18 dhe 19 prill.