Përparim Hetemaj ka shkëlqyer në fitoren e Chievos ndaj Sampdorias, 2:1. Ai është notuar me notë 7-she, duke qenë më i miri në fushë bashkë me Dainellin, që po ashtu mori 7-she.
“Gjithkund në fushë, sikur një fantazmë. Ndërhyrje bravoroze dhe shumë topa të vjedhur”, ishte komenti për paraqitjen e tij.
Hetemaj u zverdh në këtë ndeshje, në minutën e 82-të.