Hetemaj është lojtari më …

Përparim Hetamaj ka thyer një rekord intersant. Mesfushori kosovar me pasaportë finlandeze, ka arritur edhe një sukses personal në karrierën e tij.

Edhe pse Hetemaj nuk është duke bartur fanellën e ndonjërës skuadër të madhe evropiane, i mjafton Chievo për të qenë në krye të Evropës, si lojtari më i fauluar në Evropë.

Në një statistikë të publikuar në mediat evropiane, Hetemaj qëndron në pozitën e parë, ku në 21 ndeshje të zhvilluara këtë stinor është fauluar plot 99 herë, duke lënë mbrapa edhe yje të mëdhenj si Juan Cuadrado, Eden Hazard, Marco Verratti apo edhe Stefan Kiesling.

Drenicasi gjithashtu është lider në kampionatin italian sa i përket faulimeve, dhe ai pas kësaj forme të jashtëzakonshme pritet që gjatë verës të transferohet në ndonjë skuadër më të madhe se Chievo.