Heshtja e sulmuesve në pranverë – Daku mbetet larg të tjerëve

Me dy ndeshjet e ditë së sotme ka përfunduar edhe xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në Skenderaj, Drenica dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola. Kurse, në ndeshjen tjetër Feronikeli ka arritur ta mposhtë në udhëtim skuadrën e Arbërisë me rezultatin e thellë 0-3.

Fitore ka marrë edhe Prishtina si mysafir i Trepçës ’89 me rezultat prej 1 – 2. Ndërsa, Llapi mbrenda një kohe të shkurtër ka mundur sërish Ballkanin tani në lojën e rregullt 1- 0. Kampioni në fuqi, Drita arriti fitore të lehtë prej 3 – 1 ndaj Besës

Listës së golashënuesëve vazhdon t’i prinë ende sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku me 22 gola. Ndërkohë, Daku ka lënë larg vendin e dytë që e ndajnë Darko Nikaç dhe Kastriot Rexa me nga 8-të gola.

Kjo është lista e golashënuesëve pas 22 xhirove.