Herolind Shala flet pas stërvitjes së parë: Jemi të bashkuar, tani duhet të ngjitemi lartë

Herolind Shala ka folur pas stërvitjes së parë të Kosovës, para tri ndeshjeve të shtatorit.

Mesfushori thotë se skuadra ka punuar shumë mirë, ndërsa nga tani duhet të rritet niveli.

“Na presin tri ndeshje të vështira. Ndeshja e parë është jashtë kundër një kundërshtari të vështirë. Synimi është pikët, këto ditë duhet të punojmë shumë dhe ta rritim motiv për këtë ndeshje”.

“Stërvitja shkoi mirë edhe pse të gjithë lojtarë sot e dje kanë udhëtuar, stërvitja ishte me intensitet. Tani duhet të përgatitemi maksimalisht”.

“Ne si skuadër jemi të bashkuar. Tash duhen rezultate pozitive për me ec më lartë”.

“Dardanët nga kanë munguar, por e kemi ditur se i kemi prapa gjithmonë. Edhe pse nuk janë në stadiume e dijmë që janë prapa neve. Shpresoj t’i bëjmë krenar  jo vetëm ata,  por të gjithë popullin shqiptar”, ka thënë Shala. /Gazeta Olle/

Ronaldo nënshkruan kontratën te United dhe deklarohet për herë të parë pas rikthimit në Old Trafford

Armend Thaçi i bashkohet Dardanëve