Heroi i Drenicës e ndjeu golin

U transferua në janar te Prishtina nga Ramiz Sadiku, por te klubi më i madh nuk pati vend. Prishtina e huazoi te Drenica, dhe duket se ky transfer i tij ishte i qëlluar për kuqezinjtë.

19-vjeçari, Dren Gashi, u bë heroi i Drenicës në fitoren 1:0 ndaj Hajvalisë. Ai shënoi që në minutën e tretë.

Lojtari e ndiente se do të debutonte në këtë mënyrë. “E kam pritur se do të debutojë me gol. Përgatitjet që i kemi bërë sidomos në Shqipëri, kanë qenë të suksesshme, dhe unë e kam pritur se do të debutojë në këtë mënyrë”, deklaroi Gashi pas ndeshjes. (Gazeta Olle)