Herën e fundit kur Prishtina u shpall kampion në Superligë, Edon Zhegrova festonte titullin

Prishtina u shpall kampion pas plot tetë viteve, duke fituar trofeun e Superligës së Kosovës për sezonin 2020/21. 

Hera e fundit kur kryeqytetasit ishin shpallur kampion ishte në ediconin 2012/13, shkruan Gazeta Olle.

“Bardhekaltrit” kishin festuar titullin në Prishinë, së bashku me “Plisat”.

Fakt interesant është se në atë kohë, pioner i klubit në shkollën e futbollit të FC Prishtinës ishte edhe Edon Zhegrova, ylli i Përfaqësueses së Kosovës.

Faqja zyrtare e Prishtinës ka publikuar pamjet ku shihet Edon Zhegrova në festën e titullit më 2013. /Gazeta Olle/