Henryt i pëlqen Ibra, por arsyeja nuk është futbolli

Thierry Henry e lavdëron Zlatan Ibrahimoviqin edhe jashtë fushës. “Është një person me shumë dashamirësi, dhe ju mund të qeshni shumë. Në France, njerëzit duhet të dinë se çfarë duan. Ata gjithmonë thonë se ne nuk kemi yje ndërkombëtar, dhe kur ai vjen njerëzit qetësohen”, thotë Henry për L’Equipe.

“Ibra është lojtar unik, që ka shënuar historinë e futbollit. Ai ka fituar kudo. Ai nuk është temperament, e thotë atë që e mendon, është lojtar me karakter”, shtoi Henry, i cili ishte bashkëlojtar me Ibran tek Barcelona. (Gazeta Olle)