Henry si në bastore, e parashikon të ardhmen dhe zëvendësuesin e Ancelottit

Ish-sulmuesi i Barcelonës e Arsenalit, Thierry Henry e ka parashikuar të ardhmen e Carlo Ancelottit, pas humbjes nga Juventusi.

“Ky është Real Madridi, nëse nuk fiton çdo vit, ti largohesh. Kjo i përket edhe Ancelotti”, tha francezi që tani luan rolin e analistit.

“Do të ishte mirë ta shihnim atë edhe në Premier Ligën angleze. Është trajner i madh dhe njeri i mirë”, shtoi Henry.

Parashikimi i tij për të zëvendësuar italianin është ky: “Mendoj se Zinedine Zidane mund ta bëjë këtë sikurse Guardiola që mori drejtimin e Barcelonës. Edhe ai ishte i papërvojë, por shikoni ku arriti”, deklaroi francezi për Sky Sports. (Gazeta Olle)