Henry ka zgjedhur Bergkampin si shokun më të mirë të skuadrës me të cilin kishte ndarë një zhveshtore në karrierën e tij.
Megjithatë, kjo përgjigje e tij e befasoi drejtuesen e emisionit CBS, dhe ajo e shikoi atë në befasi dhe e pyeti: “A nuk është Lionel Messi?”.
Francezi shikoi edhe një herë dhe konfirmoi se ishte Bergkamp dhe mediat angleze raportuan deklaratën e tij të mëparshme për Independent, në të cilën ai përshkruante se çfarë e dallon këtë lojtar nga të tjerët.
“Për pjesën tjetër të jetës sime do të them se ai është partneri më i mirë që mund të ketë një sulmues, ai është një ëndërr e realizuar për çdo golashënues”.
“Ky njeri zgjidhte gjithmonë lëvizjen e duhur dhe në çdo moment mund të shënonte apo asistonte. Shkelte topin dhe prite momentin e duhur. Ai gjithmonë e ka respektuar lojën dhe të gjithë lojtarët rreth tij”, kishte deklaruar Henry.
Të ftuar të emisionit ishin edhe Jamie Carragher dhe Micah Richards, ku njëri prej tyre zgjodhi Steven Gerrard si lojtarin më të mirë, ndërsa tjetra Yaya Touren.
Ndryshe, Bergkamp filloi karrierën e tij në Ajax në vitin 1986 dhe kaloi dy vjet në Serie A te Interi. Në sezonin 1995/1996, ai forcoi Arsenalin dhe veshi fanellën e Topçinjve për 11 vjet.