Hendikep i madh për Nuhiun, ylli i Dritës pritet të mungojë edhe ndaj Llapit

Drita e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

“Intelektualët” mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 skuadrën e Feronikelit të shtunën e kaluar në Gjilan.

Trajneri i Dritës në atë ndeshje përballej me një mungesë të madhe siç ishte ajo e sulmuesit, Arbnor Muja.

Futbollisti mitrovicas ishte i lënduar andaj edhe nuk ishte fare i ftuar për atë takim.

Demokracia.com mëson se Muja pritet të mungojë edhe në takimin e javës së dytë kundër Llapit e cila gjithashtu luhet në Gjilan.

Gjasat janë të vogla për një rikthim të Mujës përballjen e së shtunës.

Mjekët e skuadrës do të japin verdiktin final brenda dy ditësh nëse Muja do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë klubit të tij këtë fundjavë.

Arbnor Muja është ndër transferimet më të bujshme të merkatos së verës te gjilanasit dhe jo vetëm.

Muja u transferua nga skuadra mitrovicase e Trepçës ’89, ndërsa shihet si një nga lojtarët me të ardhme të ndritur.

Egzon Qerimi ka një premtim për gjithë tifozët dhe sportdashësit lipjanas

Këtë numër mund ta bartë Mbappe në Real Madrid