Henderson paralajmëron Manchester United

Fitorja e skuadrës së Liverpoolit, përballë Swanseas si mysafire me rezultat të ngushtë 1:0, i ka afruar edhe më shumë ‘të kuqt’ drejt synimit të top-katërshes.

Goli i vetëm i shënuar në këtë takim ishte nga Jordan Henderson. Pas ndeshjes mesfushori anglez, është shprehur i lumtur me këtë fitore duke treguar se mezi presin ndeshjen ndaj Manchester United.

“Ishte një ndeshje e mirë. Në pjesën e parë ishim të dëshpëruar por në të dyën ndryshuam krejtësisht. Jemi të kënaqur me tri pikët. Tani në ndeshjen e radhës ndaj Manchester United, do të hyjmë me besim të madh dhe mezi e presim atë takim”, deklaroi Henderson.