Hendbollistët kosovar janë optimist për ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

Kosova në hendboll të enjten zhvillon ndeshjen e parë me Sllokavinë, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025. Dardanët luajnë si mysafir prej orës 18:00.

Hendbollistët veçse janë optimist për rezultate pozitive, e njëri prej tyre është edhe kapiteni Pivoti Kastriot Jupa. Ai tashmë i ka 60 ndeshje me Kosovën, si asnjë sportist tjetër.

“E kemi analizuar kundërshtarin dhe besoj se dimë mjaftueshëm për të. Shkojmë për rezultat pozitiv atje dhe pastaj në Prishtinë ta sigurojmë kualifikimin në raundin tjetër. Sllovakët janë nivel i ngjashëm me ne dhe besoj se kemi gjasa për avancim”, tha Jupa.
Edhe Aloja Lulzim Shabani ka premtuar seriozitet në përballjen me Sllovakinë. Sipas tij të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm që në këto nivele vetëm angazhimi maksimal jep shpresa për sukses.
“Kosova gjithmonë kërkon fitoren, sidomos para shikuesve tanë. Udhëtojmë me vendosmëri për angazhim maksimal dhe luftë për çdo top”, përfundoi Shabani. /Gazeta Olle/

Austriakja Sophie Sorschag merr dritën jeshile për ta përfaqësuar Kosovën

Peja dhe Trepça vazhdojnë agjendën me sfidat evropiane