Hendbollistët e Kosovës ndodhen në Turqi, kryejnë stërvitjen e parë para ndeshjes për Botërorin 2023

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zbarkuar në Turqi mëngjesin e sotëm (e martë).

“Dardanët” do të përballen me Kombëtaren turke në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023 në hendboll.

Kombëtarja kosovare stërvitjen e parë e ka zhvilluar pikërisht sot në Eskishehir.

Hendbollistët presin me optimizëm dhe besim ndeshjen me Turqinë.

Ata synojnë fillim të mbarë në këtë cikël.

 

 

Ballkani, skuadra e radhës që pajiset me katapulta nga FFK

Ballkani dhe Malisheva e mirëpresin projektin e katapultave GPS