Hendboll: Përballje mes skuadrave kosovare në Kupën Evropiane të EHF

Vushtrria e Istogu do të përballen mes vete në raundin e dytë të Kupës Evropiane (European Cup) në konkurrencë të femrave. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të martën në Vjenë të Austrisë, njofton FHK, raporton Gazeta Olle.

Vushtrria do të jetë vendase në ndeshjen e parë, ndërsa Istogu në ndeshjen e dytë. Është hera e parë që dy skuadra kosovare përballen mes vete në gara evropiane.

EHF-ja pas situatës së krijuar me COVID-19, ka bërë të mundur që edhe skuadrat nga i njëjti vend të luajnë mes vete. Ndeshjet luhen në tetor.

Sot është hedhur shorti edhe për konkurrencën e meshkujve.

Kampioni në fuqi, Besa Famgas do të udhëtojë në Bosnjë-Hercegovinë për të luajtur njërën ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup).

Klubi pejan përballë do të ketë klubin Bosna Visoko.

Bosna Visoko është vendase në ndeshjen e parë, kurse Besa Famagas në ndeshjen e dytë.

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas ka synime për të shkuar larg në Kupën Evropiane, Ndeshjet e para i luan në nëntor.

Ndërsa, hendbollistët e Prishtinës do ta luajnë në shtëpi ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup). Përballë Prishtinës do të jetë skuadra bullgare, Dobrudja.

Prishtina kthehet në gara evropiane dhe ka pretendime për hapa tutje. Shorti nuk e penalizon në këtë synim. Edhe Prishtina ndeshjet e para në Kupën Evropiane i luan në muajin nëntor.