Hendbollsitja nga Mali i Zi, Natalia Milatovic, do ta përfaqësojë Kosovën tash e tutje pas Dekretit Presidencial të lëshuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Anëtarja e KH Istogut ka marrë nënshtetësinë kosovare dhe do ta përfaqësojë vendin në garat ndërkombëtare.
Milatovic do të ketë rastin të mbrojë ngjyrat e Kombëtares në Kampionatin Evropian të Hendbollit U-19 të divizionit “B” që mbahet në Shkup nga data 10 Korrik.
Hendbollistja më e re e kombëtares së Kosovës do ketë të drejtë paraqitje nesër në ndeshjen kundër Holandës që zhvillohet nga ora 18:00 në Shkup.
Lajmin për marrjen e shtetësisë nga Milatovic e ka bërë KH Istogu përmes llogarisë zyrtare në Facebook.