Henbollistja gjakovare që po shkëlqen në Zvicër (VIDEO)

Shpejtësinë dhe saktësinë para porte e ka armën më të fortë.

Kur hendbollistja, Pashke Marku niset në sulm mbrojtjet kundërshtare e ngritin flamurin e bardhë.

Këtë më së miri e vërteton fakti që anëtarja e klubit zviceran, Kreuzlingen ka arritur numrin e 500 golave në Superligën e Zvicrës.

Reprezantuesja e kombëtarës së Kosovës në hendboll për Minuta e Fundit, foli për karrierën e saj që po e zhvillon në Zvicër.

Pashke Marku me ekipin e saj, Kreuzlingen aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Bruhl i pozitës dy, ndërsa ka katër më pak se lideri Spono Eagles.

United ndalet në fund, vetëm një pikë nga udhëtimi te Crystal Palace

Zyrtare: Trepça prezanton trajnerin turk