Shqipëria duhet do të luajë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Kupën e Botës Katar 2020 ndaj Andorrës.
Kjo përballje është programuar për tu luajtur në datën 15 nëntor.
jatë takimit mes Shqipërisë dhe Polonisë, disa tifozë hodhën sende të forta në fushën e lojës pas golit të shënuar nga përfaqësuesja polake, çka solli dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, për disa minuta.
Ky episod i përsëritur nuk kaloi pa u shënuar nga delegati i ndeshjes, që sjell dhe ndëshkimin.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara, ndërsa shton se do të merren të gjitha masat që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren.
Megjithatë nuk ia ka hedhur as përfaqësuesja polake, pasi federata e futbollit atje duhet të paguajë 50 mijë franga gjobë dhe tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e 12 nëntorit.
Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, por t’u japë dënimin e merituar edhe kundërshtarëve të kuqezinjve.