Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë dhe ofendimet në kor nga tifozët, ky është vendimi i FFK-së për Llapin

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.11.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të të BKT Superligës dhe xhiros së 13-të të VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B , edicioni 2021-2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim të kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i Llapit, shkruan Gazeta Olle.

Ndaj Llapit u inicua procedurë disiplinore për shkak se tifozët e saj hodhën mjete piroteknike tymuese në fushë dhe ofenduan në kor skuadrën mysafire të Ballkanit.

Vendimi i plotë:

FC ”Llapi”. Në minutat 1 dhe 3, simpatizuesit vendas kanë hedhur mjete piroteknike tymuese
në afërsi të flamurit të kornerit, ndërkaq në minutat 50,54 dhe 80 kanë ofenduar në kor ekipin mysafir. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi”. Afati datë 26.11.2021 ora 13:00.

/Gazeta Olle/

Përurohet fillimi i punimeve në stadiumin e 2 Korrikut

Aro Muric po kalon formë të jashtëzakonshme, 17 pritje në tri ndeshjet e fundit me Adanan